Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga marrëveshjet për vaksinat te Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë ndodhi sot në Kuvend? (Presidentit i rrëzuan 10 dekrete)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot është mbajtur seanca e dytë parlamentare pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku përpos miratimit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidenti Ilir Meta, janë rrëzuar 10 dekrete të tij dhe miratuar disa marrëveshje për vaksinat.

Lexo edhe: Gazetarë, profesorë e ambasadorë, kush janë katër ANËTARËT e rinj të bordit të RTSH-së që u votuan sot në Kuvend (EMRAT)

Gjithashtu është miratuar një ndryshimin përsa i përket Kodit Rrugor si dhe 4 prejt/vendime për bordin e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Lexo edhe: 97 vota pro komisionit kundër Metës, ja kush janë 6 “besnikët” e Presidentit që votuan kundër, 1 abstenim (EMRAT)

Screenshot 4 9
Screenshot 5 6
Screenshot 6 9
Screenshot 7 3

Akt normativ nr. 14, datë 7.4.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 9, datë 22.3.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET”, A.S, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID19 (VERO CELL) CORONAVAC, të krijuar nga SINOVAC LIFE SCIENCE CO, LTD dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”. 96 pro 3kundër 6 abstenim

Akt normativ nr. 15, datë 07.04.2021 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave ANTICOVID-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, miratuar me ligjin nr. 2/2021”, të ndryshuar”. 98 pro 2 kundër 4 abstenim

Akt normativ nr. 16, datë 7.4.2021 ”Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet “HUMAN VAÇINE” LLC dhe ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 “SPUTNIK V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit GAMALEYA për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi”. 97 pro 4 kundër 4 abstenim

Akt normativ nr. 17, datë 8.4.2021 “Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së furnizimit të nënshkruar ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET” A.Ş”. 96 pro 3 kundër 6 abstenim

Akt normativ nr. 18, datë 14.4.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021” të ndryshuar””. 96 pro 6 kundër 2 abstenim

Akt normativ nr. 19, datë 16.4.2021 “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet “Human Vaçine” LLC dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinënkundër COVIDE-19 “Sputnik V” të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit GAMALEYA për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi”. 97 pro 3 kundër 5 abstenim

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. 94 pro 4 kundër 5 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.017, datë 12.04.2021, “Për kthimin e ligjit nr. 46/2021, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. 91 pro 4 kundër 6 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.035, datë 16.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 43/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. 6 pro 88 kundër 8 abstenim  

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 13.036 datë 16.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 47/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të ndryshuar””. 5 pro 90 kundër 7 abstenim

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 13.037 datë 19.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 48/2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin funksionimin e Policisë Gjyqësore”. 6 pro 91 kundër 6 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.033 datë 16.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 49/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar”’. 6 pro 91 kundër 6 abstenim

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 13.034, datë 16.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 42/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. 5 pro 90 kundër 8 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.031, datë 15.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 41/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”’. 7 pro 90 kundër 7 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.032, datë 15.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 44/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”. 6 pro 91 kundër 7 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.023, datë 14.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 45/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar””. 6 pro 92 kundër 6 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.038 datë 19.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”’. 5 pro 92 kundër 6 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e raportit dhe propozimit të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për ngritjen e një komisioni hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës”. 6 pro 91 kundër 7 abstenim

Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”. 98 pro 5 kundër 2abstenim

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img