Hapësire reklamuese

Politikë

Nga marrëveshja me Melonin te Forumi i Paqes në Paris, java e ngjeshur e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Nga marrëveshja me Melonin te Forumi i Paqes në Paris, java e ngjeshur

Kryeministri Edi Rama ka pasqyruar aktivitetet e javës që lamë pas. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverishë ka postuar foto nga vizita zyrtare në Itali, ku dhe nënshkroi me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, marrëveshjen përmes së cilës Shqipëria do të strehojë në Shëngjin rreth 36 mijë emigrantë afrikanë në vit.

LEXO EDHE: “Marrëveshja për emigrantët”, Rama: S’ka arsye për frikë

Gjithashtu kryeministri ka ndarë pamje dhe nga intervistat e zhvilluara në mediat italiane ku dhe ka folur lidhur me këtë marrëveshje. Ditën e martë ai mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Durrës, pjesë e një cikli takimesh, të cilat i paraprijnë Kongresit të Partisë Socialiste që do të mbahet në fillim të muajit dhjetor.

LEXO EDHE: Asambleja e PS në Durrës, Rama: Në 2030 kapim shifrën e 20 milionë turistëve

Gjithashtu, gjatë kësaj jave kryeministri Rama ishte i pranishëm edhe në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris ku dhe u diskutua lidhur me luftën në Rripin e Gazës.

LEXO EDHE: Edi Rama mbërrin në Forumin e Paqes në Paris

Sakaq Rama zhvilloi një takim në zyrat e UNESCO-s me Drejtoren e Përgjithshme, Audrey Azoulay.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese