Nga LSI te PS, ish-kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili vendoset në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor

Publikuar tek: aktualitet, më 23:49 24-11-2020 Nga LSI te PS, ish-kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili vendoset në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor Hasan Halili

Pasi shërbeu për katër vite si Kryetar Bashkie në Kukës, Hasan Halili është rikthyer sërish në një pozicion të lartë në qytetin verilindor.  

Halilit i është besuar posti i Drejtorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Kukësit.

Ai u bë i njohur gjatë periudhës 2011-2015, ku fitoi Bashkinë e Kukësit në siglën e Partisë Demokratike.

Gjatë kësaj periudhe ai u shpall në kërkim për shpërdorim të fondeve të Bashkisë, rreth 45 milionë lekë të reja, që besohet se u përdoren në formë sponsorizimi për ekipin e Kukësit.

Një vit më vonë, pikërisht në 2016, ai u anëtarësua si pjesë e LSI-së, ndërkohë që tashmë, është bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘O nëne, o nëne’, Silva Bino ‘tronditet’ kur ndez televizorin: O zot çfarë guximi, të gjithë superspecialistë të kurbës që i bëjnë lëmsh të gjitha, më mirë shihni ndonjë film
Denoncimi i ish-drejtoreshës së Tatimeve: Koncesioni i kontrollit të naftës i është dhënë në fshehtësi kompanisë ‘Noa Control shpk’ »
Article Logic
Execution time: 0.010945081710815
array(1) { ["section"]=> string(120) "nga-lsi-te-ps-ish-kryebashkiaku-i-kukesit-hasan-halili-vendoset-ne-krye-te-njesise-vendore-te-kujdesit-shendetsor-229006" }