Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Nga LSI-ja u largua LLUM-i”, Ylli Manjani i del kundër Metës: Ky etiketim është i tepërt! Të larguarit janë përzënë në një mënyrë apo një tjetër

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

273acdf76614f5b036e7107464cd5a89

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për media i ka etiketuar si “llum” personat që janë larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kaën shkuar te Partia Socialiste.

Por ish-ministri Ylli Manjani ka dalë kundër presidentit për deklaratën e tij, duke e cilësuar sit ë tepërt etiketimin e Metës për të larguarit nga LSI.

Ai u shpreh në “Top Talk” se të larguarit janë përzënë nga LSI në një mënyrë apo në një tjetër, ndaj kjo parti nuk duhet të bëjë asnjë koment pas largimit të tyre.

“E kam shumë të vështirë ta besoj që ky është leksiku politik i Ilir Metës. Aq më tepër me fjalë të tilla. Të larguarit nga LSI-ja nuk janë larguar nga partia, janë përzënë, në një mënyrë apo tjetër iu është treguar dera. LSI-ja nuk duhet të ketë koment për zgjidhjet e kujdo që ka shërbyer në LSI dhe nuk është më pjesë e saj. Kështu e do rregulli i mirënjohjes, sepse secili nga ata ka kontribuar sa ka ditur, si ka ditur. Etiketimi ‘llum’ është i tepërt“, tha Manjani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img