Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste ditën e sotme janë caktuar edhe delegatët në qarkun e Tiranës.
Bëhet me dije se Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Pakuqanit, ku do të zvëndësojë Elisa Spiropalin.
Mimi Kodheli është deleguar në Njësinë Nr.8 në Tiranë ku ka zvëndësuar Ervin Bushatin dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr.5 në kryqytet.
Paulin Stërkaj, në Njësinë Nr. 11, ndërkohë që sërish është rikthyer në Tiranë Blerina Gjylameti, e cila në zgjedhjet e 25 prillit u delegua në Pogradec.
Frida Krifca është e deleguar në zonën e Farkës, Baldushkë, Petrelë ku ka zvëndësuar deputetin Xhemal Qefalia dhe në bashkinë e Vorës është deleguar një nga deputetët më të rinj të zgjedhur nga Partia Socialiste, Orlando Rakipi.