Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga Lezha në Tiranë e Elbasan, Policia njofton rrugët me risk të lartë për shoferët

Shkruar nga Newsbomb
Nga Lezha në Tiranë e Elbasan, Policia njofton rrugët me risk
Policia e Shtetit njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët se për shkak të motit të keq, ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin. Këto grupe janë në gatishmëri në Drejtorinë e Përgjithshëm dhe në çdo Drejtori Vendore. Nisur nga kjo situatë, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë. Brenda një ore janë shënuar dy aksidente në Fier dhe kukës, me dy viktima dhe një të plagosur rëndë. Shkak paraprak dyshohet se është bërë moti i keq dhe prezenca e lagështirës në rrugë.

Janë disa zona me risk të lartë, të cilat Policia e Shtetit i njofton si më poshtë:

  1. Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse;
  2. Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane;
  3. Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane;
  4. Durrës, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore;
  5. Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.
Gjithashtu,  Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë. Për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese