Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Nga lëvizja e lirë e njerëzve tek pika e re e kalimit në Shishtavec, çfarë diskutoi ministri Bledi Çuçi me homologun kosovar sot në Prishtinë

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë takimit me homologun e tij, Xhelal Sveçla, dy ministrat diskutuan për çështje të interesit të përbashkët të të dy vendeve tona, kryesisht për ato që lidhen me lëvizjen e njerëzve përmes pikave kufitare, lejet unike të qëndrimit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ndër të tjera Çuçi bën me dije përmes një postimi në Facebook se në këtë takim është diskutuar për hapjen e një pike kufitare në Shishtavec për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes  dy vendeve tona.

Postimi i i plotë i Bledi Çuçit:

Prishtinë – Takim me homologun tim në Kosovë, Xhelal Sveçla, me të cilin diskutova për vijimin e punës për konkretizimin e tre instrumentave të rëndësishëm të interesit të përbashkët të dy vendeve tona. S’do të ketë me radhë pritje nëpër sportele për shqiptarët andej e këtej kufirit që duan të pajisen me leje qëndrimi. Aplikim online dhe një leje qëndrimi unike. Po kështu do të ketë qarkullim të lirë për banorët përgjatë brezit kufitar të dy shteteve.

Me rëndësi është gjithashtu edhe hapja e një pike të re kufitare në Shishtavec, për t’iu ardhur në ndihmë fluksit të shtuar të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë e Kosovës. Rikonfirmuam vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin policor mes dy vendeve tona, në mënyrë që të jemi në një front kur është fjala për luftën kundër krimit të organizuar. Shqipëria dhe Kosova po hyjnë në një fazë të re për të adaptuar teknologjinë dhe inovacionin edhe në fushën e sigurisë. Avantazhet që krijojnë këto sisteme të reja do të aplikohen gjithashtu në pikat e kalimit kufitar për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave.

Më shumë