Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga Lapraka drejt Vlorës në protestë për projektin e “Sheshit të Flamurit”, policia procedon penalisht 4 qytetarë

Shkruar nga Newsbomb
Nga Lapraka drejt Vlorës në protestë për projektin e

Disa dhjetëra qytetarë u mblodhën ditën e djeshme për të protestuar në Vlorë kundër projektit për “Sheshin e Flamurit”, pasi thanë se ky projekt humb origjinalitetin dhe shkatërron kujtesën historike që ky shesh ka për vlonjatët.

Ndërkohë, polciia ka proceduar penalisht 4 qytetarë, të cilët kishin shkuar nga Lapraka për të protestuar në Vlorë. O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, akuzohen për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme", pasi kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm.

“O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme", pasi kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll