Hapësire reklamuese

Politikë

“Nga Kuvendi në rrugë,” Berisha: I vendosur t’i përgjigjem dhëmbë për dhëmbë Ramës

Shkruar nga Newsbomb
“Nga Kuvendi në rrugë,” Berisha: I vendosur t’i

Pak para nisjes së protestës se opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat.

Ai nuk i ka kursyer akuzat ndaj prokurorëve të SPAK, pasi sipas tij janë të porostur nga Rama, në një kohë që i janë hequr të drejtat opozitës në Parlament.  Duke theksuar se kjo është arsyeja që ka vendosur të mos paraqitet në Këshillin e Mandateve.

Berisha shtoi se për PD, ky është fillimi i një beteje pa kthim dhe do të mbushin të gjithë rrugët e Tiranës, sheshet dhe skajet e këtij vendi.

“Ky është fillimi i betejes pa kthim në rrugët e Tirnaës, në sheshet e saj, në çdo skaj të këtij vendit. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë sundimit të Edi Ramës.Sot çdo demokrat i vërtetë ndihet një luftëtar i vërtetë. I betuar për të bërë gjithçka për shembjen e këtij regjimi që vodhi votën e qytetarëve, për shembjen e regjimit qe vjedh ata më shumë se kurrë në histori, për shembejn e regjimit që i mohoi opoztës të drejtat kushtetuese," tha Berisha në konferencë.

Fjala e plotë e Berishës:

Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj, në çdo skaj të këtij vendi.

PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Sot, çdo demokrat i vërtetë ndjehet një luftëtar i lirisë. I betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës, për shembjen e regjimit, i cili u grabit votën shqiptarëve.Për shembjen e regjimit, i cili u kontrollon vullnetin shqiptarëve.

Për shembjen e regjimit, i cili vjedh ata sa kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.

Për shembjen e regjimit, i cili asgjësoi parlamentin pluralist, duke iu mohuar përfaqësuesve të opozitës, të drejtat kushtetuese.

Për shembjen e regjimit më armiqësor në rrafshin e identitetit kombëtar që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre.

Sot të dhënat e regjistrimit të fundit, që po e manipulon përditë Edi Rama, janë jo më shumë se 1,5 milionë banorë.

Nëse ne vazhdojmë me Edi Ramën, ne do firmosim symbyllas shfarosjen tonë.

Sot, njëlloj si në diktaturë, dikur hetuesia speciale e Sigurimit të Shtetit, larot e Edi Ramës, prokurorë mercenarë, paraqitën në Komisionin e Mandateve të parlamentit, pasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi kanë shkelur me dy këmbë nenin 73 dhe 38 të Kushtetutës së vendit, ata sot paraqiten si gardë pretoriane mbi parlamentin, mbi Kushtetutën, për të kërkuar jo vendosjen e masave siç e kërkon Kushtetuta, por për të kërkuar legjitimin e vendimit të tyre antikushtetues, madje rëndimin e këtij vendi, jo se ka ndryshuar gjë, se në akuzë janë zero, po se unë kundërshtova këtë vendim si një element të puçit të shtetit brenda shtetit, të Edi Ramës, marrjen e pushtetit të parlamentit nëpërmjet mercenarëve në gjykata dhe prokurori.

Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik Kushtetutën e vendit. Gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrë asnjë njeri në Shqipëri, as presidenti, as kryeministër, atë mund ta bëjë vetëm parlamenti dhe sovrani popull në referendum.

Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi i kanë hequr parlamentit kompetencën kushtetuese për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit, siç bënë ata me heqjen e lirisë Sali Berishës për largimin jashtë shtetit.

Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese