Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Nga korrupsioni te integrimi në BE dhe vizita e ministrit kinez, Rama intervistë për median franceze: Shqipëria është gati, po pengohet…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për televizionin  “France24”.

Rama është pyetur nga gazetarja për korrupsion në Shqipëri, për integrimin në BE, për Open Ballkan si dhe për vizitën e ministrit Kinez në Shqipëri.

Kreu i qeverisë në lidhje me integrimin në BE tha se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave, por procesi po minohet nga veto e vendosur prej Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Për korrupsionin kryeministri tha se është ende prezent, por që është përmirësuar në vitet e fundit.

“Po, jemi në një situatë absurde, për t’ju thënë të pavërtetën sepse Shqipëria i është një dëm kolataral i një situate konflitkuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komision, por edhe PE.

Bullgaria ka kërkesa të karakterit historik ndaj Maqedonisë e prandaj mbetet e bllokuar. Që prej disa vitesh Franca kishte një qëndrim më pak entuziast që nuk lidhej me Shqipërinë apo me problemet tona, por ishte qëndrimi që lidhej me vizionin e presidentit francez që është një qëndrim i qartë dhe i shprehur për nevojën e thellimin e reformave në Evropë, që të ecej më shpejt me integrimin. As presidenti francez, as Franca e Gjermania nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë nga veto e vendosur. Kjo e bën procesin më të ndërlikuar.

Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit nga Evropa Lindore dhe Ballkani.

 Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama.

Në lidhje me pyetjen për vizitën e ministrit Kinez në Shqipëri gazetarja e pyeti se për çfarë ka nevojë Shqipëria që të ndihmohet nga Kina dhe Turqia.

“Jo, në kornizën e bashkëpunimit të Kinës me të ashtuquajturën grupe të vendeve të Europës qendrorë, pra vende ish-komuniste, Shqipëria nuk ka marrë thuajse asgjë. Do të thotë se kemi marrëdhënie të mira, por sa i përket pranisë së investimeve apo ndihmës kineze nuk ka apo ndihmës kineze nuk ka asgjë të vecantë për t’u theksuar.

Ndërkohë që Turqia është një partner Strategjik i Shqipërisë ashtu si Greqia dhe Italia”tha Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img