Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

“Nga korrupsioni njerëzit ikin nga vendi i tyre”, Basha mesazh: Fundi i kësaj katastrofe është vettingu në politikë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulizm Basha vijon me mesazhe për të thënë se Vettingu në politikë është i domosdoshëm.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni.

Kryedemokrati shkruan se për t’i dhënë fund katastrofës duhet një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”shkruan Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img