Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga kokaina dhe kanabisi tek dhuna në familje, policia e Beratit arreston 5 persona

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Beratit ka arrestuar pesë persona, për vepra të ndryshme penale, ndëkohë një proçedohet në gjendje të lirë.

Ky aksion ka filluar që ditën e djeshme dhe është finalizuar sot në mbrëmje. Në thelb ky operacion ka pasur si qëllim mbajtjen në kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik në vend, dhe kapjen e personave me në kërkim.

Policia e Beratit ka kontrrolluar në 24-orët e fundit 264 automjete dhe ka ushtruar kontrroll fizik në 340 shtetas. Në prangat e policisë kanë rënë shtatasit: D.T,i cili u kap me disa doza me kokainë dhe cannabis sativa në automjetin e tij.

A.H dhe K.H,që u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi, L.V,që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K.K,pasi ishte me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrrolleve u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal.

Gjithashtu,policia ka proceduar penalisht edhe shtetasin E.H,pasi gjatë kontrollit i’u gjet një dorezë metalike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll