Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Nga kinezët te Kastrati, Rama: Jam i lumtur që aeroporti i Rinasit do ketë çmime normale, ishte më i shtrenjti në Europë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Rama thotë se është i lumtur që Aeroporti i Rinasit kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. Kompania Kastrati Grup bleu në dhjetor 100% të aksioneve të Rinasit.

Sipas Ramës, me kalimin e aeroportit në duart e shqiptarëve, biletat dhe çmimet do të jenë normale pasi më parë ishin më të shtrenjtat në Europë.

“Jam shumë i lumtur që aeroporti kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. Jam shumë i lumtur që do të ketë çmime normale sepse ishte aeroporti më i shtrenjtë e Evropës. Edhe unë kam marrë pa fund ankesa nga njerëzit, të cilët nuk e kuptonin që këtë nuk e kishte në dorë qeveria por kinezët. Jam shumë i lumtur që aeroporti do të kthehet një kantier ndërtimi, terminali i ri, pista e re që më në fund do të funksionojë edhe për avionët e mëdhenj që bëjnë udhëtimi transoqeanikë.

Ne nuk kemi hequr dorë nga çuarja e ‘Fan Nolit’ në Amerikë. Do të ulen të gjitha çmimet dhe faktikisht parashikimi mbi bazën e marrëveshjes së re është që do të kemi udhëtime 25% më të lira, nuk janë pak. Janë kthim në normë. Pse sot? Pse jo sot? Ne nuk punojmë për zgjedhjet. Ne kemi punuar çdo ditë maksimalisht, me mish dhe me shpirt. Ne duam që investimet në aeroport të fillojnë menjëherë dhe do të fillojnë menjëherë”, tha Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img