Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në punimet e Këshillit të Evropës, ku ka folur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij, Basha ka kërkuar nga vendet e BE që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta ndërmarrin një hap të tillë.
Në fund të fjalë së tij, Basha i ka uruar ditëlindjen presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili sot feston 45-vjetorin.
“Një Ballkan Perëndimor në NATO, një Ballkan Perëndimor në BE do të thotë një Evropë më e fortë, më e sigurt dhe më e begatë.
Më lejoni të përfundoj, zonja Kryetare, duke i uruar sot Presidentit Zelensky: Gëzuar Ditëlindjen, duke i uruar fuqi dhe mbarësi, dhe duke e falënderuar për udhëheqjen e tij. Slava Ukraini!” tha Basha ndër të tjera.