Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga ish-zv.ministri te Shefi i Kirurgjisë, kush janë zyrtarët e Shëndetësisë të përfshirë në aferën e koncesionit të sterilizimit

Shkruar nga Newsbomb
Nga ish-zv.ministri te Shefi i Kirurgjisë, kush janë zyrtarët e

Janë zbardhur emrat e 8 personave, për të cilët SPAK ka dhënë urdhër-arreste në lidhje me hetimet që po kryhen për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale.

Në pranga ka rënë ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni që mori tenderin Ilir Rrapaj.

Po ashtu në panga ka rënë edhe Saimir Kadiu drejtor ekonomik, Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike, Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

SPAK ka dhënë masat “arrest me burg”për Klodjan Rjepajn dhe Ilir Rrapajn. Arrest shtëpie për Saimi Kadiun dhe Marsela Serjanajn. Si dhe “detyrim paraqitje” për Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Personat në fjalë akuzohen për “falsifikim” dhe për “shpërdorim detyre”.

Kujtojmë që ka  qenë Nisma Thurje që kallëzoi në dhjetor 2019 se koncesioni i sterilizimit ishte një aferë e dyshimtë korruptive. Ministria e Shëndetësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë koncesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit, shkruan neësbomb.al.

Drejtuesi i kompanisë fituese të themeluar në Prishtinë është Ilir Rrapaj, i cili ka drejtuar një firmë të vogël ndërtimesh në Umbria të Italisë. Ai është pjesë e konsorciumit, që përfshin “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese