Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
31 %
2.1kmh
0 %
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
Enj
36 °
E diel, 3 Korrik, 2022
spot_img

Nga infrastruktura te bashkimi doganor, 19 marrëveshjet që do të firmosen mes Shqipërisë dhe Kosovës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në mbjedhjen e tetë të dy qeverive asat të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Prishtinë, pritet të firmosen 19 marrëveshje bashkëpunimi.

Këto marrëveshje kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të lehtësojnë jetën e qytetarëve në fusha të ndryshme të jetës.

albsig

spring

Në këto marrëveshje përfshihet njohja reciproke e lisencave të avokatëve ndërmjetësve dhe zbatimin e dënimeve alternative që japin gjykatat e dy vendeve. Gjithashtu edhe ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Një nga pikat e kësaj marrëveshje është edhe bashkimi doganor si dhe pranimi i studenteve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Të gjitha marrëveshjet:

1. Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Pranimin e Studentëve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

2. Protokolli Teknik i Pikës kufitare Vërmicë – Morinë.

3. Protokolli Teknik i Trafikut Lokal Kufitar.

4. Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e Gjendjes Civile.

5. Propozim për ngritjen e Grupeve të përbashkëta të Punës për Studim, Vlerësim dhe Hartim të Projekt-Marrëveshjes për Bashkimin Doganor.

6. Marrëveshje Administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

7. Memorandum Bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.

8. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim mbi Zhvillimin e Terminalit LNG të Vlorës.

9. Marrëveshje për studimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri – Kosovë.

10. Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për Bashkëfinancimin e Studimit të Fizibilitetit për Ndërtimin e Linjës Hekurudhore Durrës – Prishtinë.

11. Marrëveshje Bashkëpunimi për Shkëmbim Përvojash në Proceset Teknike Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), të Republikës së Shqipërisë.

12. Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Zbatimit të Programeve të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë.

13. Marrëveshje për Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetësisë për Shërbimin e Ndërsjellët Ndërkufitar Ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

14. Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Kosovës për Produktet Medicinale, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

15. Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për Krijimin e një Platforme të Përbashkët Digjitale të Informacionit dhe Promovimit Turistik.

16. Marrëveshje Ndërmjet Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë.

17. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në fushën e Kërkim-Shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

18. Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë.

19. Marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit madhor albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img