Drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo, duke filluar nga shtatori do të jetë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, pasi u zgjodh deputete nën siglën e PS-së në qarkun e Tiranës.
Në një intervistë për A2, Çomo u shpreh se do të jetë pjesë e spitalit derisa të largohet pacienti i fundit me koronavirus.
“Unë do të zbatoj detyrat që më janë dhënë. Ju siguroj që do të vazhdoj të jem doktoreshë. Është e vërtetë që unë jam sot pjesë e politikës, por vazhdoj ta shoh veten brenda spitalit për t’i shërbyer edhe pacientit të fundit që do të ketë nevojë për Najadën”, tha Profesoreshë Najada Çomo.
Nga Infektivi në Parlament, Najada Çomo: Do të qëndroj në spital derisa të largohet pacienti i fundit me COVID-19
