Hapësire reklamuese

Politikë

Nga Halit Valteri tek Enver Roshi, deputetët e opozitës që kandidojnë në listat e PS-së

Shkruar nga Newsbomb

Disa deputetë nga opozita parlamentare do të kandidojnë nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Një nga emrat surprizë ishte ai i deputetit Halit Valteri, i cili do të kandidojë për deputetet nën siglën e PS dhe është rënditur i 35-ti në Qarkun e Tiranës.

Gjithashtu në listën e Tiranës është edhe Ylli Shehu, që rënditet në listë i 24.

Ndërkohë në qarkun e Fierit do të kandidojë Nimet Musai dhe Robert Bitri, deputetë të opozitës nga listat e LSI.

Në Korçë, nën siglën e socialistëve do të garojë edhe minoritari Vasil Sterjovski. Në Dibër kandidon për PS-në edhe ish-deputetja e LSI-së Aurora Mara.

Në vendin e 10-të të listës së PS-së për qarkun e Elbasanit garon Enver Roshi që erdhi gjithashtu nga LSI.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu