Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nga grupi i parë parlamentar dhe deri te Ilir Meta, Gramoz Ruçi i emocionuar i falenderon të gjithë me radhë: Mirënjohje për Fatos Nanon, bëri 4 vite burg se ishte kryetari ynë

Shkruar nga Newsbomb
Nga grupi i parë parlamentar dhe deri te Ilir Meta, Gramoz Ruçi i

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij të mbajtur në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, ka falenderuar me radhë të gjithë politikanët e rëndësishëm të PS-së gjatë 30 viteve të kësaj partie.

Ai ka falenderuar në mënyrë të veçantë ish-kryetarin e PS-së, Fatos Nanon, për të cilin tha se ishte i vetmi që bëri 4 vite burg vetëm për faktin se ishte kryetari i Partisë Socialiste.

Në falenderimet e tij Ruçi nuk ka harruar as presidentin Ilir Meta, pavarësisht faktit se Parlamenti me shumicën socialiste e shkarkoi presidentin vetëm pak ditë më parë.

“Ta marr fjalën pas atyre që tha Megi, sigurisht që është e vështirë, por për të nderuar jetën dhe kontributin e mikut tonë të ngushtë, Bashkim Fino, do të ftoja të gjithë të pranishmit për të nderuar meqë kemi 30 vjetorin e partisë, jo pak, por 25 ish-deputetë të këtyre 30 viteve që janë ndarë nga ne. Ju ftoj të mbëjmë një minutë heshtje. U prehshin të qetë dhe mirënjohje të pafundme për gjithë kontributin që ata kanë dhënë për familjen tone politike.

Unë nuk jam person që emocionohem kollaj, por me këto që pashë në dokumentar dhe me fjalën e Megit, mund t’ju them me plot bindje se jam shumë i emocionuar. Nuk jam këtu të mbaj fjalim apo të flas për historikun e PS-së, por dola për të marrë fjalën dhe për të thënë ashtu sikurse kolegët e mi. Për efekt të komunikimit, 30 vjetorin do e ndaja në 2 periudha. E para 1991-2005 dhe e dyta 2005-2021.

Ajo që do them, është se menjëherë sapo u krijuam, veçanërisht gjatë periudhës s ëparë, ne u identifikuam si forca politike e sistemit që lamë pas. Megjithëse siç thoshte Dritëroi jonë i madh, që i gjithë spektri i politikës doli nga mitra e përgjakur e PP-së, ne u anatemuam si vetë PP-ja. Të ishe socialist nuk ishe e modës. Flitej për liri fjale dhe shtet ligjor, por për socialistët këto nuk sihin. Rrahje, persekutime, barbarizma, ndëshkime, arrestime, e cila siç thanë edhe parafolësit, kulmoi me burgosjen e Fatos Nanos. Kanë qenë ditë dhe vite të vështira. Meqë jam ende aktiv në jetën politike, do të përshëndesja 15 anëtarët e parë të Kryesisë së PS-së dhe 3 nënkryetarët e parë: Servet Pëllumbin, Ismail Lleshin dhe Spiro Dedën. Do të përshëndesja shumë figura të spërkatura akademike, që 4 vitet e para janë marrë me programin e PS-së.

Do të përshëndesja 4 të rinjtë që trokitën te dera e PS: Ilir Zela, Ndre Legisin, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën. Unë kam jetuar me 8 grupe parlamentare deri tani, ky që do fillojë në shtator është i nënti. Unë do përsëndesja 28 deputetët e grupit të parë të PS-së me në krye Namik Doklen. Ky ka qenë grupi më i mirë parlamentar që kemi patur.

Së fundmi, do të përshëndesja Fatos Nanon. I dashur Fatos, ne jemi krenar për ty për shumë gjëra. Askush nga ne dhe kudnërshtarët nuk thotë dot që ti nuk je politikan. Jemi krenar që të kemi patur kryetar për 14 vite. Askush nuk thotë dot që ti nuk je intelektual. 4 vite burg i bërë vetëm ti i dashur, për të vetmin faj se ishe kryetari jonë. Mirënjohje, mirënjohje Fatos Nano.

Të kujtohet Edi, në vitin 2003 që doje të bëheshe kryetar i partisë. Shumë dyer t’u mbyllën, por ti arrite t’ia dilje. Ti e di se nuk mjafton vetëm ambicia, por edhe dashuria e anëtarëve të partisë”, tha Ruçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese