Kaosi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë ka "marrë dhenë në mediet ndërkombëtare.
Protothema.gr në Greqi dhe prestigjozja britanike “The Guardian” i kanë bërë jehonë situatës së tensionuar në Parlament.
Seanca plenare për miratimin e projektbuxhetit të 2024-ës zgjati më pak se pesë minuta dhe u miratua në parim me 73 vota pro.
Lexo edhe: Kuvendi mbyllet me kaos, demokratët u vënë flakën karrigeve
Kaosi përfshiu seancën plenare sot, duke përsëritur skenarin e opozitës, e cila grumbulloi karriget para foltores për të mos lejuar kolegët socialistë të ulen në vendet e tyre. Madje këtë herë deputetët demokratë i vunë flakën një poltroni për shkak të flakedanve që u futën pa leje brenda ambienteve të Kuvendit.
Shkrimi i Protothema.gr për kaosin në Kuvend:
Shqipëri: Opozita ndezi tymues brenda Parlamentit për të protestuar për buxhetin
Deputetët nga Partia Demokratike e opozitës shqiptare ndezën tymuese dhe një zjarr të vogël, i cili u shua shpejt, brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë sot në një përpjekje për të penguar parlamentin të votonte buxhetin e vitit 2024.
Deputetët grumbulluan karrige në qendër të sallës së Kuvendit. Salla u mbush nga tymi i kuq, jeshil dhe lejla, ndërsa Garda u vendos para vendit ku ulej kryeministrit, Edi Rama. Kreu de facto i partisë opozitare dhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet të heshtë opozitën në Parlamentin ku Partia Socialiste e Ramës ka shumicën.
“Beteja nuk ka mbaruar”, u tha Berisha gazetarëve pas rrëmujës. Muajin e kaluar, prokurorët akuzuan Berishën dhe dhëndrin e tij për korrupsion në lidhje me një marrëveshje pronash të paluajtshme që përfshinte terrenet e një klubi sportiv.
Shkrimi i “The Guardian”për kaosin në Kuvend:
Opozita shqiptare ndez zjarr në Parlament
Deputetët vendosën tymuese në mes të sallës në Kuvendin e Shqipërisë, në përpjekje të dështuar për të ndaluar votimin për buxhetin e vitit 2024
Opozita shqiptare ka ndezur tymuese dhe ka ndezur një zjarr të vogël në mes të Parlamentit në një përpjekje të dështuar për të ndaluar dhomën të votojë buxhetin e 2024-ës.
Projektligjet që u miratuan në parim me 73 vota pro.(Fillimisht Nikolla tha se në sallë ishin prezentë 83 deputetë të mazhorancës, por me pas me anë të një reagimi Kuvendi specifikoi se në sallë ishin 73 deputetë.)
- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e
Shqipërisë””, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për
procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”,
të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për buxhetin e vitit 2024”.