Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Nga Gramzo Ruçi te Namik Dokle, Asambleja e PS bën bashkë të rinj e të vjetër

Shkruar nga Newsbomb

Partia Socialiste mblodhi dje Asamblenë e Partisë, mbledhje e cila nisi rreth orës 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës me dyer të mbyllura.

Në Asamble ishin të pranishëm rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Kryeministri Rama, ministrat dhe deputetët socialistë.

Në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura ishte  jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama.

Riorganizimi i Partisë Socialiste ka nisur që në korrik të 2023-shit, me shkarkimin e sekretariatit të Partisë, lëvizje e cila spostoi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të përgjithshëm për t’ia besuar detyrën Blendi Klosit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e medias janë dhe figurat e vjetra të Partisë Socialiste që morën pjesë në këtë mbledhje.Të pranishëm ishin ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Ditmir Bushati dhe Artan Lami. Personazhe që janë shkëputur nga politika.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese