Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë e Partisë, mbledhje e cila ka nisur rreth orës 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës me dyer të mbyllura.
Në Asamble janë të pranishëm rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Kryeministri Rama, ministrat dhe deputetët socialistë.
Në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se do të jenë jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama.
Riorganizimi i Partisë Socialiste ka nisur që në korrik të 2023-shit, me shkarkimin e sekretariatit të Partisë, lëvizje e cila spostoi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të përgjithshëm për t’ia besuar detyrën Blendi Klosit.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e medias janë dhe figurat e vjetra të Partisë Socialiste që morën pjesë në këtë mbledhje.Të pranishëm ishin ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Ditmir Bushati dhe Artan Lami. Personazhe që janë shkëputur nga politika.
Rama pak më herët në një deklaratë për media tha se janë mbledhur sot për të bërë një analizë të punës dhe se nuk do të ketë ndryshime në parti.
“Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”, tha Rama më herët.
[gallery columns="2" size="large" ids="785779,785778"]