Hapësire reklamuese

Politikë

Nga Glasgou i Skocisë, Edi Rama në kafe me Presidentin serb Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb
Nga Glasgou i Skocisë, Edi Rama në kafe me Presidentin serb

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Glasgou, Skoci, për konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike. I pranishëm atje duket se është dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, me të cilin kryeministri shqiptar ka gjetur kohën të pijë një kafe.

Të dy shihen të ulur në një kënd të vendit ku po mbahet konferenca, duke diskutuar. Në pamje ata duken të qeshur teksa bisedojnë.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.

Më herët, Edi Rama ka ndarë një video nga takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu