Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Nga gjyqi në spital, avokatja që dha 1 mijë euro dhe 1 arkë peshk për një vend pune, s’ndihet mirë gjatë senacës në GJKKO

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda dhe avokaten Florida Beu, e cila pagoi 1 mijë euro dhe 1 ark peshk për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme.

Bëhet me dije se Beu gjatë seancës nuk është ndjerë mirë dhe është marrë me ambulancë dhe është dërguar në spital, për të marrë kujdesin mjekësor.

Sakaq, vijon seanca për Rovena Vodën. Ajo do të njiheshin me masën e sigurisë për shkak se akuzohet për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshmë ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK kishte nisur një hetim tjetër në vitin 2019 dhe rastësisht në përgjime kishte dalë dhe ish-zv.ministrja Rovena Voda, shkruan newsbomb.al. Kjo e fundit i ka premtuar Florida Beut se do ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme dhe për këtë kishte ndërhyrë në DAP.

Më 13 shkurt 2020, avokatja Majlinda Hasani është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e Rovena Voda. Florida Beu i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune dhe menjëherë kjo e fundit ka telefonuar një person tjetër.

Këto biseda janë përgjuar nga SPAK, dhe madje disa takime dhe janë filmuar.

Më shumë

spot_img
spot_img