Demokratët në 18 degë do të zgjedhin sot kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Me anë të një njoftimi Komisioni i Rithemelimit njofton se zgjedhjet sot do të zhvillohen në Cërrik, Patos, Gjirokastër, Përmet, Këlcyr, Memaliaj, Tepelenë, Pogradec, Kukës, Has, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 13, Kamëz, Kavajë, Vlorë, Delvinë dhe Sarandë.
Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00.
Zgjedhja e kryetarit të degës do të bëhet sipas parimit “një anëtar një votë”.
Njoftimi i plotë:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e djell, dt 17 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.
Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:
1.Cërrik
2. Patos
3. Gjirokastër
4. Përmet
5. Këlcyrë
6. Memaliaj
7. Tepelenë
8. Pogradec
9. Kukës
10. Has
11. Tirana 3
12. Tirana 9
13. Tirana 13
14. Kamëz
15. Kavajë
16. Vlorë
17. Delvinë
18. Sarandë
Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

