Hapësire reklamuese

Politikë

Nga Flamur Noka te Albana Vokshi, deputetë të PD në SPAK në mbështetje të Berishës

Shkruar nga Newsbomb

Deputetët e PD të pozicionuar krah Berishës tashmë ndodhen para SPAK. Bashkë me ta, janë edhe dhjetëra mbështetës demokratë të cilët kundërshtrojnë masën ndaj tij.

Deputetët e pranishëm janë Luçiano Boçi, Gent Strazimiri, Eno Bozdo, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Flamur Noka, Edmond Spaho.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me avokatët e tij mbrojtës sapo kanë mbërritur në SPAK.

“Beteja vazhdo, beteja vazhdon” – këto ishin fjalët e Berishës para gazetarëve pasi doli nga shtëpia e tij.

Ish-kryeministri dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë shtetëror. Prezencën e Berishës sot në SPAK e konfirmoi vajza e tij, Argita Malltezi. Ajo gjatë bisedës me gazetarët ka zbuluar se Sali Berisha sot do të shkojë në SPAK, ku do merret në pyetje si person nën hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ish-Kryeministri do të japë për herë të parë shpjegime dhe pretendimet e tij në lidhje me këtë dosje.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e “arrestit shtëpiak”.  Në ambientet e SPAK janë mbledhur  dhe deputetët e “Rithemelimit” në mbështetje të liderit demokrat.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, pasi më herët nuk ka pranuar as të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar “detyrim paraqitje”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese