Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Nga Edvin MURATI te profesori KRISTO e deri te Ardit GJEBREA, të gjithë në mbështetje të kuqezinjve për Islandën: Forca Shqipëri!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Humbja e mbrëmshme ndaj Izraelit me shifrat 2-1, duket që nuk ka lënë një shije aspak të mirë pasi pritshmëritë për këtë përballje ishin të larta. Takimi i radhës ndaj Islandës që do të zhvillohet në “Air Albania” me datë 27 në orën 20:45, nuk duhet humbur nga tifozët kuqezi.

Ragime të shumta ka pasur dhe nga personazhe të njohur që kërkojnë të lihet pas kjo humbje ndaj Izraelit dhe të shikohet përpara, në takimin e radhës ndaj Islandës. Në rrjetet e tyre sociale shumë figura të njohura të televizionit dhe jo vetëm kanë përcjellë mbështetjen e tyre ku dhe bëjnë thirrje për të përkrahur djemt e Kombëtares në takimin e radhës.

Kombëtarja arriti të bëntë një lojë të shkëlqyer në 45 minutat e para por fati nuk ishte me ne. Shpresat për një rezultat pozitiv në takimin e radhës janë të mëdha dhe kjo pasi në mbështetje të kuqezinjve do të jetë dhe tifozeria e tyre e zjarrtë.

Postimet e personazheve në rrjetet e tyre sociale:

Më shumë




spot_img






spot_img