Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Nga Durrësi në Vlorë, Olsian Çela i kërkon ILD inspektime në 7 prokurori

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Cela i kërkon Inspektorit të Lartë të Dretësisë inspektime në 7 prokurori.

Në një njoftim bëhet me dije se Çela ka kërkuar inspektime në në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021.

Në një nga pikat kërkohen udhëzim i Përgjithshëm nga marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm.

Këkresa e plotë për ILD:

Në vijim të kërkesës së paraqitur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani në lidhje me kryerjen e inspektimeve tematike, Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela në zbatim të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin e funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” si dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit me ILD “Për kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike dhe për shkelje individuale të magjistratëve/prokurorë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021.

Prokurori i Përgjithshëm, në ushtrim të funksioneve ligjore që lidhen me mbikëqyrjen nga ai të zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme, nisur nga probleme të konstatuara gjatë vitit të kaluar në këtë drejtim, si dhe në kuadër të kujdesjes për ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të prokurorisë, duke vlerësuar si çështje prioritare ato që lidhen me garantimin e pavarësisë së prokurorëve si dhe llogaridhënien e drejtuesve dhe prokurorëve, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në 7 Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë me objekt masat administrative dhe procedurale të marra për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm si më poshtë:

• Udhëzimi i Përgjithshëm nr.3, datë 29.12.2016 “Për shpërndarjen e çështjeve në prokurori”, për hedhjen e shortit elektronik;

• Udhëzimi i përgjithshëm nr.12 datë 20.07.2020 “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i ndryshuar;

• Udhëzimi i përgjithshëm nr.10, datë 17.07.2020, “Për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore për sekuestrimin/konfiskimin e aseteve/pasurive produkt i veprimtarise kriminale”;

• Urdhri nr.120 datë 08.09.2020 “Për miratimin e disa shtesave në “Rregulloren Standard të organizimit dhe funksionimit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm” e miratuar me urdhrin nr.32/2017”;

• Udhëzimi i përgjithshëm nr.11, datë 20.07.2020 “Për rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020 në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, dhe zbatimin e Planit të Veprimit – për zbatimin e “Rekomandimeve të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020”, i miratuar me urdhrin nr.112, datë 27.07.2020;

• Urdhri nr.164, datë 18.12.2020 ”Për miratimin e Rregulloreve Standard të organizimit dhe funksionimit të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apeleve me juridiksion të përgjithshëm”.

Prokurori i Përgjithshëm vlerëson si thelbësor sigurimin e llogaridhënies në sistemin e prokurorisë përmes garantimit të transparencës për publikun, në funksion të mirëfunksionimit të shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet.

Më shumë

spot_img
spot_img