Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Nga dosjet e ish-sigurimit te mandati i Xhaçkës, Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin e Kuvendit 3 nismat e PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi javën e ardhshme do të nisë punën, ku edhe dhe do të diskutohen dhe miratohen ligje të ndryshme.

Konferenca e  Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator -14 tetor 2022 dhe  kalendarin e punimeve  për periudhën 5-30 shtator 2022. Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 8, 15 dhe 22 shtator 2022.

Bëhet me dije se Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e seancave nismën e PD për deklasifikimin e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Gjithashtu edhe mazhoranca më herët ka kërkuar që të bëhet verifikim për të gjitha figurat politike, dhe se kushdo që ka qenë bashkëpunëtor nuk duhet të kandidojë për deputet apo në institucione shtetërore.

Po ashtu Konferenca e Kryeterëve ka integruar në kalendarin e punimeve dhe nismat e tjera të PD së Enkelejd Alibeajt siç është: Spaci dhe Tepelena për muze kombëtar, deklasifikimi i dosjeve të sigurimit të shtetit. Gjithashtu në kalendar është përfshirë edhe çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kujtojmë që opozita ka kërkuar që Xhaçkës t’i hiqet mandati, pasi pretendojnë se ka ndikuar me postin e saj për t’i dhënë bashkëshortit shfrytëzimin e pronës publike në Himarë.

 

Më shumë




spot_img








spot_img