Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga dosja e sterilizimit, Gërdeci dhe Fredi Beleri, Altin Dumani flet për çështjet “e nxehta “ të SPAK-ut

Shkruar nga Newsbomb
Nga dosja e sterilizimit, Gërdeci dhe Fredi Beleri, Altin Dumani flet

Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur sot për një sërë çështjesh me interes që janë pjesë e punës së  këtij institucioni.  Duke folur për fondet e IPARD, ai ka thënë se ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake.

Lidhur me dosjen e  sterilizimit, Dumani është shprehur se Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e Gjykatës së Posaçme, e cila  kërkoi ndjekje penale ndaj dy ish-ministrave Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj.

“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mua si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimiz pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veorën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”-  ka thënë Dumani.

Për dosjen Gërdeci, Dumani tha se SPAK konfirmon se po kryehen të gjitha verifikimet e mundshme dhe se janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi dhe se po bashkëpunohet me këtë shtet.

“Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi dhe po komuunikojmë me ta”, ka theksuar ai.

Lidhur me kallëzimin për çështjen McGonigal, kreu i SPAK tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK. Lidhur me kërkesën zyrtare të PD, sipas përcaktimeve ligjore si palë kallëzuese, do të ketë përgjigje brenda kohës së duhur dhe në mënyrën e duhur.

Ndërsa çështja “Beleri”, sipas Dumanit është një çështje si gjithë të tjerat, duke shtuar se i janë respektuar të gjitha të drejtat që parashikon ligji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese