Arjan Sala sot u gjet i pajetë në magazinën e materialeve të qendrës tregtare “Casa Italia”, duke lënë pas shumë lot dhe dhimbje te familja e tij, të afërmit dhe shoqëria.
Mirëpo kjo humbje ishte më e madhe se sa familjare, ishte humbje për të gjithë vendin tonë, pasi njerëz të tillë që sakrifikojnë veten e tyre për të shpëtuar të tjerët, në emër të misionit profesional, janë të rrallë.
Akti i tij sublim dhe heroik do të kujtohet gjithmonë bashkë me emrin e tij dhe gjithë veprat e mira që ka bërë në këtë jetë. Reagimet për ikjen e tij kaq herët nga kjo botë kanë qenë të shumta, nga aktorë social e politikë.
Dom Gjergj Meta
ARJAN SALA NA TREGOI SE PASKA EDHE MË TË MIRË…
Të zhytur në problemet e mëdha të tranzicionit, në kakofoninë e politikës së përditshme që e thithim pandërprerë si ajrin e ndotur, të retorikës dhe propagandës boshe rreth arritjeve apo premtimeve të mëdha, të kësaj flame që po merr jetë e na ka bllokuar jetën, papritur, këtë rutinë tonën anestizuese, e ndërpret Arjan Sala.
Djaloshi me shikim të qetë, roja i sigurisë, i cili ka humbur jetën në një qendër tregtare, duke u munduar të fikë zjarrin për të shpëtuar ata që punonin aty, u bë menjëherë heroi ynë. Sa të nevojshme e paskemi pasur sakrificën e këtij njeriu për t’u zgjuar, por paradoksalisht edhe për të shpresuar. Arjani, falë Zotit ka një emër e një fytyrë, zuri ëall-et e rrjeteve sociale, kur ende nuk dihej fati i tij, si për t’i treguar botës se sa ngutshëm kemi nevojë për heronj, ndokush e vuri foto profili, dikush tjetër i thuri dy fjalë zemre. Ka diçka të pastër qelibar në këtë histori, diçka të pazhyer, të pa bërë pis, si një lloj qengji Pashkësh, i patëmetë. Arjani shpëtoi disa njerëz me gjestin e tij, por na shkundi edhe ne të tjerëve duke na thënë se ka ende njerëz në këtë vendin tonë.
Ne nuk e njihnim Arjanin, nuk e dinim se kush ishte. E ai do të vazhdonte të zgjohej herët, të shkonte në punë, të kthehej prej saj për te familja e fëmija i tij i vogël dhe ne nuk do të dinim gjë prej gjëje për të, nëse ai zjarr i mallkuar nuk do të binte apo sikur ato investime propagandistike për zjarrëfikëse të ishin efektive. Madje as njerëzit që punonin me të, të cilët ai edhe i shpëtoi, nuk e dinin se kishin aty një engjëll mbrojtës. Arjani dhe shumë të tjerë janë njerëz të këtillë, të pazhurmshëm, që nuk zënë asnjë hapësirë më shumë sesa hapësira e vet, që nuk zhvasin vëmendje çdo ditë duke e paguar atë vëmendje me para ose dinjitet.
Arjani zgjoi brenda nesh atë dëshirë të madhe që kemi të gjithë për t’iu gjendur pranë njëri-tjerit. Papritur, ai ngacmoi ato ndjenja të mira që të gjithë i kemi brenda nesh, të cilat ose i harrojmë, ose mpihen nga e përditshmja frenetike apo shpesh nga dembelia jonë.
Sa qesharak të duket vetja përballë Arjanit, sa qesharake na duket ajo ndjenjë madhështie, herë e fshehur e herë e thënë me zë të lartë “më të mirë se ne nuk ka”. E ja pra që paska!Arjan, një Zot e di se ç’po ndjejnë njerëzit e tu! Nuk do doja ta provoja kurrë. Por nëse të ngushëllon apo i ngushëllon disi, ti u bëre heroi i çdo shqiptari të mirë që e do vendin e tij dhe njerëzit që ka afër! Faleminderit Arjan!
Kardiologu Meriton Siqeca
Nuk të kam njohur, por të paskam mik, o vëlla Shqiptar, o specie në zhdukje, o Arjan Sala! Dua të të nxjerr nga fotografia e të të qëras me një kafe (ndërkohë që, zemërgjerësia te ne, matet me kush qëras tavolinën), por ti ke ikur, duke “qërasur” me nga një JETË, 25 njerëz!
Unë e di që do të jetosh edhe 12 orë në zemrat, mendjet dhe fotografitë tona, se ne, duhet t’i kthehemi analizave të thella rakihaneske mbi zgjedhjet që po vijnë. Unë të premtoj, nga kjo bota këtu, që ke vend në zemrën time përjetë, o hero! Nuk të njoha kurrë, por të kam mik përjetësisht, o vëlla Shqiptar! U prehsh në paqe e forcë e durim familjes!
Ish-drejtori i policisë, Erzen Breçani:
Miq te dashur; Doja te shkruaja i pari njeri ne emer te Kompanis Breçani Securyti per punonjesin,Pergjegjesin e sherbimit te saje Arjan Salaj por shpresa me mbajti deri ne keto momente qe pas tre dit e neteve u gjet trupi i pajet Jemi krenar si Kompani qe kishim ne mesin tone,qe punuam per vite me rradh me nje profesionist me nje hero si Arjani, me veprimin e tij mburret familja,ne shoqeria dhe i gjith opinioni Kombetar Krenar per vepren tende per ty Arjan Salaj.
Veprimi heroik qe dhe jeten per shpetimin e punonjesve te magazines dhe te qindra qytetareve ty te ben Deshmor te Atdheut dhe ti si punonjesi shembullor i Breçani securyti qe me veprimin tend ashtu sic duhet te veproj cdo punonjes Sigurie qe te kryej te mundesoje evakuimin e njerezve ne objekte qe bien zjarridetyre qe e kreve me se miri jo vetem duke rrezikuar jeten tende por duke dhene jeten tende te shpetosh jeten e shum punonjesve e qytetareve te vendit tend Do e kishte zili cdo polici si shteti si private edhe policit e cdo vendi te Botes te kishte nje njeri te till ne gjirin e saj nje punonjes policie i cili sakrifikoj veten per te tjeret, ti e kalon krahasimin e nje polici qe humb jeten ne nje operacion Policor pasi shpetove shum e shum punonjes e qytetar te vendit tone.
Ne si Kompani do i kerkojme, propozojme Perfektit, Keshillit te Qarkut qe te jepet titulli i larte Deshmor i Atdheut dhe trupi jot te mprehet ne varrezat e deshmoreve te Kombit. Familjes se Arjanit, nenes,babait,femijes tre vjecar,gruas,vllezerve e gjithe te afermve te tij i shprehim ngushellime per humbjen e madhe te Arjanit Sot i mungon cdo kujt HEROI yn rrespekt perulje per Punonjesin e BREÇANI SECURYTI LAVDI PAÇ ARJAN SALAJ
Analisti Andi Bejtja:
Arjan Sala sot me te drejte eshte heroi i shume shqiptareve, por eshte e padrejte per moralin e ketij shteti dhe kesaj shoqerie qe heronjte e saj te ngelin si gjithmone vetem heronj Facebook: po e filloj nga fundi lerini fjalet postimet po sensibilizoni njerez, biznese etj, per familjen e tij dhe dy femijet e vegjel qe te kene minimalisht nje te ardhme te sigurte financial, beni maksimumin: dhe e para, ti o shtet leshi duhet ta besh dhjetefish kete, se po te ishte punetor i nderhyrjes se shpejte, qofte dhe ne nje vend afer nesh, ku punonjesi i ka te gjitha mjetet, ndoshta Arjan Sala nuk do te kishte mundesi te ishte hero….Mos i lini heronjt tane te jene vetem heronj Facebooku e te ushqehen vetem me “like” …..Ne Shqiperi, familjet e heronjve te vertete kane nevoje per buke……Heronjte fake, po ata kane nevoje vetem per like. Prehu i qetë!
Adriatik Lapaj
Më trishtojnë heronjtë në kohë “paqeje”. Një Hero është një familje e lënë pa BABA, vëlla, dajo, xhaxha, BIR. Më trishtojnë heronjtë në kohë “paqeje” se më bëjnë të kuptoj se në çfarë lufte jetoj. Më trishtojnë se e di që përtej të gjithave ne kemi ndërtuar një shoqëri konsumiste që pas 3 ditësh nuk do interesohet më as për heroin e as për familjen e tij. Më trishtojnë heronjtë dhe dëshmorët në kohë “paqeje” sepse më vijnë në mendje ata që i amnistojnë apo lehtësojnë autorët e krimeve që shkaktuan heroin apo dëshmorin.
Prehu i qetë Arjan Sala! Zoti të pastë pranë vetes! Familja pastë bekimet e tua! Ne të tjerët pasnesër do kemi të tjera halle….e do të harrojmë. Vetëm familja jote do të ketë në shpirt e mendje çdo ditë. Ndjesë për sinqeritetin! Po kështu i kemi harruar edhe ata para…disa syresh nga ne duke shfrytëzuar punën e shtetit, autorët e krimeve që kanë lënë dëshmorë i kanë amnistuar ose lehtësuar. Disa të tjerë nuk kanë kërkuar llogari për përgjegjësit e ngjarjeve duke e shkelur ligjin dhe qëllimin e një shoqërie. E NE si shoqëri kemi lejuar që këto të ndodhin.
Shoqëritë gjithmonë do të kenë nevojë e do të kenë heronj, por që vepra e heroit të marrë kuptim, shoqëritë duhet së pari të kërkojnë llogari pse nuk kishte shkumë në zjarrëfikëse… Jam i bindur që ti nuk doje të bëheshe hero. Nuk ka si të dojë të bëhet hero babai i një djali 2 vjeç në kohë paqeje. Ti vrapove të bëje detyrën, e bëre me dinjitet atë, por dikush tjetër jo…sot kemi një hero. Nuk e di a do të kemi dhe përgjegjës për atë që ndodhi…lere se nuk po e ndos më tej këtë dedikim për ty… Prehu i qetë!
Aktivisti Arbër Hajdari:
Arjani na trishtoi të gjithëve.
Trishtoi familjen, të cilës, në emër të Fundjavë Ndryshe, i shpreh ngushëllimet më të thella! Por, na bëri edhe shumë krenarë! Veprimi i tij na kujtoi vlerat më sublime që kemi. Na kujtoi sa i pavdekshëm mund të jetë një njeri, me veprimet e tij. Faleminderit Arjan! Nga thellësia e secilës zemër, që prej teje dhe për ty, po rreh pak më fort! Zoti të pastë rezervuar parajsën.
Pedagogu Ervin Goci:
Me i forte se çdo ushtri e armatim..prezence universale..me mjafton fytyra jote per te kuptuar qe jemi te mbeshtjelle ne amshim..paskemi pas nje engjell mbrojtes pa e ditur..me siguri qe ka shume te tjere…uroj qe gjithkush te kuptoje qe nuk jemi vetem, a doni prove me te forte? Arian te gjithe te jemi borxh..shteti, e perbashketa jone shperblen boll mashtrusa me dekorata..ty nuk te afrohet fare..po te isha une, familjen tende do ta laja me flori..
Hoxhë Elvis Naçi
Tek Zoti nje dite do te kthehemi te gjithe, por ti zgjodhe te shkosh Deshmor ne gradat me te larta, duke shpetuar jete njerzish. Ky vend ka njerez te mire dhe veprimi yt do te mbahet mend gjate. Qofsh i Xhennetit vlla!
Këngëtari dhe bamirësi Sidrit Bejleri
Ka mënyra të ndryshme të ikësh nga kjo jetë. Ca i zgjedhim dhe ca jo… Arjan Sala iku duke ndihmuar dhe duke sakrifikuar për të tjerët. Iku si hero.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi”. Zoti e pastë në Mëshirën e Vet dhe i dhëntë Xhenetin! Amin!
Këngëtarja Aurela Gaçe
Asnjë shenjë akoma…sakrifikoi veten per te shpetuar 25 punonjës të tjerë. Ne kohen kur besojme se njeriu nuk ka më dhembshuri , ai na tregoi te kunderten.
Akti i tij vetemohues na ben te besojme se mes nesh ka, po ka akoma njerez te tille, me zemer kaq te madhe sa te harrojne edhe veten. Arjan Sala ,hero i vërtetë . Duam te besojme se akoma je aty e te kthehesh ne gjrin e familjes tende Cfare dhimbje per prinderit !
Aktivisti Pano Soko
Për të mos e lënë të ikë në heshtje një akt sublim, shumë përtej asaj që shoh në të përditshmen e këtij qyteti, dua t’i kushtoj respektin Arjon Salajt.
Akti i tij të lë pa fjalë. Nuk e besoja që të kishte më njerëz me këtë nivel përgjegjshmërie, por e kisha gabim. Qoftë i paqes!
Analisti Ilir Demalia
Gjeni në mes jush Arjanë!
Shkoi nga kjo jetë një NJERI i thjeshtë por me vlera të larta dhe shumë të larta. U kujdes për jetën e të tjerëve duke humbur jetën e tij.Sa shumë njerzillëk, kujdes dhe dashuri deri sakrificë sublime në këtë NJERI pa bujë, pa zhurmë dhe pa premtime.
Dje u hap fushata e fallsitetit, karrnavalllikut, krimit dhe kurvërimit me një pathetizëm maska-karnavalesh nga kandidatêt e partive.
Nga ata të cilët e kanë për detyrë të prosperojnë popullin! Ta sigurojnë atë! Të krijojnë sisteme zhvillimi ekonomik, arsimor, kulturor! Jo, këta hajna, vrasës, dallkaukë, kopukë, palaço, zagarë-kusarë do ti shikoni çdo ditë duke u përgjëruar para jush me premtime. Mos i besoni se janë po ata dhe po ai soj soj-sojsëz që ju ka mashtruar, varfëruar, vjedhur dhe bërë jetën ferr për 30 vjet dhe vazhdojnë si fallxhore ta bëjnë edhe këto ditë dhe do të vazhdojnë deri në 24 prill. Përbuzini dhe çfaqni neveri kudo ku t’i shikoni kur t’i shikoni.
Gjeni në mes jush Arjanë o popull !
Pusho në paqe Arjan!