Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nga djali i ministrit Çuçit te Zhaklina Peto dhe mjekët e QSUT: Kush janë të hetuarit nga Gjykata e Milanos për kontrabandën e ilaçeve

Shkruar nga Newsbomb

Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi është arrestuar nga autoritetet italiane dhe ëhstë hetuar nga autoritetet atje. Pak ditë më parë SPAK finalizoi operacionin bashkë me kolegët e Antimafias së Milanos, ku dilnin emrat e disa mjekëve të QSUT.

Ndërkohë, dokumentet e Italisë tregojnë se lista e shtetasve shqiptarë të përfshirë në kontrabandën e ilaçeve gjatë periudhës së Covid, është më e gjatë. Aty del emri i juristes së njohur Zhaklina Peto, ish-kandidate për në KED, emri i bashkëshortit të saj, mjekut pediatër në QSUT Aurel Vula.

Gjithashtu, në dokumentet e Gjykatës së Milanos del dhe emri i mjekut tjetër Vladimir Peto, biznesmeni Aleksandër Gjoka, etj. Shkresat provojnë se një numër i madh shqiptarësh, mes të cilëve dhe djali i Bledi Çuçit, Endi Çuçi. Rastin e ka denoncuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur një superskandal.  

Roli i djalit të ministrit të Brendshëm për këtë arrestim nuk dihet ende.

Nga hetimet e SPAK dhe Antimafias u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin.


Newsbomb.al mëson se mjeket e vënë nën hetim në Shqipëri janë: Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto, si dhe dy biznesmenët Aleksander Gjokaj e Ndue Pulaj. Këta persona kishin lëshuar certifikata mjekësore të rreme, sikur shtetas të caktuar nga Shqipëria kishin nevojë për trajtim mjekësor urgjent në Itali.

Përmes kësaj procedure, ata e kishin të hapur rrugën e emirgimit në vendin fqinj. Hetimet kanë nisur në vitin 2021 dhe aktiviteti i rrjetit kriminal është dokumentuar me prova. Barnat me përmbajtje të lartë droge, kryesisht për kurimine Covid, merreshin nga farmacitë italiane dhe eksportoheshin ilegalisht në Shqipëri.

Mediat në Itali shkruajnë se mes medikamenteve të përfituara, edhe në rast të emergjencës së plotë pandemike (pasi bëhet fjalë për vitin 2021), me mashtrim në Sistemin Shëndetësor Kombëtar dhe të dërguara në tregun shqiptar, ishte edhe “Clexane” ose “Enoxaparin”, një antikoagulant që përdoret në trajtimin mjekësor të pacientëve me Covid 19, i cili siç dihet, kërkesa e tejkalonte shumë herë ofertën ishte e vështirë të gjendej.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll