Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga djali i Arjan Salës tek fëmijët e ushtarakëve dhe mjekëve që ranë në krye të detyrës, ja kush janë 11 fëmijët që përfituan statusin “Në përkujdesje të Republikës”

Shkruar nga Newsbomb
Nga djali i Arjan Salës tek fëmijët e ushtarakëve dhe

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ditën e sotme në një ceremoni të veçantë u kanë dhënë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, 11 fëmijëve, të cilët kanë humbur njërin prej prindërve në krye të detyrës.

Fëmijët e 3 ushtarakëve, 3 mjekëve dhe djali i të riut të Arjan Salës, morën statusin e “përkujdesjes së Republikës”.

Fëmijët e doktor Kujtim Shabani, doktor Bledi Nini, doktor Drini Dobi kanë përfituar statusin e parë në përkujdesje të Republikës.

Gjithashtu këtë status e ka përfituar edhe Aron Sala, djali i Arjan Salës, i cili ndërroi jetë si pasojë e zjarrit në 24 mars 2021 që ra në magazinën e “Casa Italia’. Ai u fut mes flakëve dhe shpëtoi kolegët e tij, ndërsa vet nuk arriti të dilte.

Dhe fëmijëve të Feti Voglit, Floran Deliat, Petrit Brucit, iu akorduam statusi i “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

“Me mirënjohjen e thellë për dr. Kujtim Shabanin, dr. Bledi Ninin, dr. Drini Dobin, për Arjan Salën, i cili luftoi me flakët për të shpëtuar kolegët e tij, për ushtarakët e forcave të armatosura Feti Vogli, Floran Delia, Petrit Bruci, i akorduam sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, 11 fëmijëve, bijtë e heronjve, që dhanë jetën për mbrojtjen e jetës së tjetrit, shembulli më i lartë i sakrificës dhe vetëmohimit,  që do të kujtohet e përçohet ndër breza” shkruan Manastirliu.

Fëmijët që përfituan këtë status janë: Keisjon Bruçi, Akil dhe Vivian Nini, Klajdi Shabani, Jehona, Klea dhe Fjolla Deliaj, Aron Sala, David Dobi dhe Egi Vogli.

Kujtim Shabani ishte Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës. AI ndërroi jetë gjatë pushimeve me familjen në Radhimë, për shkak të një ataku në zemër.

Mjeku i njohur Bledar Nini, që punonte prej vitesh në raportin e ORL-së, në QSUT, ndërroi jetë në Itali aty ku ishte dërguar për kurim nga Covid-19.

Edhe mjeku Drini Dobi ndërroi jetë nga Covid-19. Ai u infektua nga koronavirusi, pasi gjendja u përkeqësua ai u dërgua në Itali për kurim, ku edhe ndërroi jetë.

Arjan Sala ndërroi jetë si pasojë e zjarrit në 24 mars 2021 që ra në magazinën e “Casa Italia’. Ai u fut mes flakëve dhe shpëtoi kolegët e tij, ndërsa vet nuk arriti të dilte.

Feti Vogli u nda nga jeta 10 vite më parë në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit. Kapiten Feti Vogli ra në krye të detyrës në Kandahar, ku ishte pjesë e kontingjentit ‘Eagle 4’.

Floran Delia, piloti i Forcës Ajrore, humbi jetën në një aksidenti ajror 2 vjet më parë.

Petrit Bruçi, ish-ushtarak ndërroi jetë në 9 qershor të vitit 2014. Bruçi humbi jetën në një aksident rrugor në Krujë, teksa po udhëtonte me një kamion ushtarak, pjesë e një autokollone ushtarake që transportonin fishekë në drejtim të tuneleve të Nuajës.

Ja çfarë përfitojnë fëmijët

- 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

- 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;

- 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;

- 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;

- 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll