Tirana
overcast clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Nga dhuna dhe ngacmimi seksual, arrestohen 6 persona në Tiranë (DETAJE)

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 42-vjeçar, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi D. B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B.

Sakaq, janë arrestuar edhe 4 persona për vepra të ndryshme panale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

•Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për shtetasin D. B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B.  Punohet për kapjen e D.B si dhe për identifikimin dhe gjetjen e bashkëautorëve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Më shumë