Hapësire reklamuese

Politikë

Nga deputetja e 'këpëratave' e te Kostaq Papa, Jozefina Topalli tallet me listën e Bashës: E ka kthyer PD-në në karnevale (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Ish-nënkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar kreun aktual të PD, Lulzim Basha, duke thënë se 'e ka kthyer PD-në në karnevale', ndërsa ka publikuar edhe videon me gafat e deputetëve të rinj të PD.

Nga deputetja Majlinda Halilaj që nuk artikulonte fjalën 'korporata' dhe deri te Kostaq Papa, që deklaronte gjithë krenari se femrave në jetën e tij i kishte dhënë më shumë uiski se ujë, video e Topallit tregon nivelin e listës së Lulzim Bashës,

Topalli thotë në statusin e saj se Basha premtoi që nuk do bëntë kurrë marrëveshje me Edi Ramën, por ai nuk e mbajti këtë premtim.

Ish deputetja akuzon Bashën se e ka kthyer Partinë Demokratike në një biznes të familjes së tij.

Statusi i plotë i Topallit:

“Humbi sa here hyri ne zgjedhje, qe kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozite, beri PD ( Partine e ëndrrave ) karneval, tradhtoi demokratet duke djeg mandatet e parlamentit, i dhuroi Rames te gjitha bashkitë dhe keshillat Bashkiak, shpalli vetengrirjen dhe vrau votën ne partine, qe solli lirine e votës, zboi themelues, qendrëstare, autoritete e kontribues, shpartalloi çdo strukture të partisë të ngritur me sakrifica titanike, premtoi se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor dhe beri sikur e harroj, premtoi se nuk do dorezonte bashkite dhe i leshoi pa asnje problem, premtoi se do kishte zgjedhje me 13 tetor meqe kishte fitu me 85% ..dhe beri sikur se mbante mend; premtoi ne çader se s’ka zgjedhje me Ramen dhe hyri ne qeveri me Ramen kryeministër, i doli zot listes se tij private , tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kane sjell nga marsi.
Ktheu partine ne biznes te familjes…”, shkruan ish-kryetarja e Kuvendit"

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.