Mirel Mërtiri ishte mbrëmë i ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në televizionin "Syri Tv". I cilësuar si truri i aferës korruptive të inceneratorëve, Mërtiri u pyet për disa çështje, por shumë pak prej tyre u ktheu përgjigje. Sikurse dhe newsbomb.al ka raportuar minutë pas minute, fjalët e tij ishin kontradiktore. Fillimisht e nisi duke sulmuar prokurorin e SPAK, Klodian Brahon, për të cilin tha se ka ndryshuar provat me qëllim që t'i shërbejë dikujt tjetër, qoftë subjekt publik apo privat.
Më pas Çim Peka dhe të ftuarit në emision, i treguan e-mailin se si ai jepte urdhër që për mbetjet e teatrit të mos ishin pjesë e faturave të incenerimit. Mërtiri tentoi t'i shmangej, megjithatë një përgjigje definitive nuk pati.
Në një emision që zgjati plot 3 orë, më shumë u duk show mediatik nga ana e Mërtirit se sa përgjigje reale për atë që kërkon të dijë opinioni publik. Kur u pyet se sa janë shifrat e përfituara nga inceneratori i Tiranës, fillimisht tha 50 milionë euro, më pas 60 milionë euro dhe në fund e mbylli me 72 milionë euro. Pikërisht kjo deklaratë me shume tymnajë ka nxitur reagim të madh në rrjet duke evidentuar faktin se vetëm një pronar fiktiv nuk di shumën e gjeneruar nga kompania e tij.
Edhe pse Këlliçi dhe Peka këmbëngulën për t'i marrë një përgjigje se kush fshihet pas inceneratorit të Tiranës, Mërtiri ishte i palëkundur dhe u shpreh: "Do t'ia them SPAK".
Tre orë hapësirë televizive dhe asgjë për t'u mbajtur shënim, detyroi Çim Pekën të mbyllte emisionin duke thënë: "Kthe milionat e vjedhura dhe zhduku".
Pjesë nga emisioni sipas rrjedhës kronologjike:
Lexo edhe: Nga pronësia e impianteve te akuzat për inceneratorët, të vërtetat e Mirel Mërtirit
Lexo edhe: “S’jeni paraqitur në Komisonin”, Mërtiri-Këlliçit: Mos gënje, s’kam marrë ftesë
Lexo edhe: A e njihni Ëngjëll Agaçin? Mërtiri: Kam njohje me politikanë shqiptarë
Lexo edhe: Mirel Mërtiri bën deklaratën e fortë: Klodian Braho i shërben dikujt në politikë
Lexo edhe: Mirel Mërtiri “shigjeton” SPAK-un: Njerëzit në burg në mënyrë të padrejtë
Lexo edhe: “Nuk kam marrë ftesë në Komisionin Hetimor”, Këlliçi nxjerr bllof Mërtirin
Lexo edhe: Mërtiri deklaron humbje, Këlliçi e ironizon: Ty të paskan ngrënë hakun
Lexo edhe: “Nuk i fshihem SPAK-ut”, Mirel Mërtiri tregon se ku ndodhet
Lexo edhe: Këlliçi- Mërtirit: Pse urdhëruat që Bashkia e Tiranë mos paguajë për dherat e Teatrit
Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës, Mirel Mërtiri bëhet lëmsh me shifrat (DEBATI)
Lexo edhe: SPAK e shpalli në kërkim, habit Mërtiri: I jam lutur të vijnë për deklaratën time
Lexo edhe: Këlliçi zë “mat”Mërtirin: I paguani 300 mijë euro Bashkisë, keni lidhje me Veliajn
Lexo edhe: Nuk ndalet Mirel Mërtiri, publikon fakte: Klodian Braho udhëton me kriminelë
Lexo edhe: Këlliçi-Mërtirit: S’do marrësh azilpolitik, trego të vërtetën
Lexo edhe: Çim Peka “shpërthen” ndaj Mirel Mërtirit: Je i zhytur, kthe paratë dhe ik
Lexo edhe: A e njihni Erion Veliajn? Mirel Mërtiri në siklet: Do ia them SPAK-ut