Hapësire reklamuese

Aktualitet

 Nga Bunë-Velipoja tek liqeni i Butrintit, studim për mbrojtjen e lagunave

Shkruar nga Newsbomb
 Nga Bunë-Velipoja tek liqeni i Butrintit, studim për mbrojtjen e

Lagunat kanë një rëndësi të veçantë për ekosistemet që gjenden brenda tyre, për aktivitetin social dhe ekonomik por edhe për turizmin duke u bërë destinacione jo pak të frekuentuara.

Por një studim i hollësishëm mbi atë çfarë ka ndodhur ndër vite në këto laguna, çfarë po i dëmton ato dhe si mund të mbrohen ka munguar.

Duke pasur parasysh dinamikën që kanë fituar aktivitete të tilla si turizmi por edhe zhvillimi i sektorë të tjerë në ekonomi duket se lind nevoja për krijimin e një panorame të qartë mbi kushtet ku ndodhen sot këto laguna si dhe zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka kërkuar së fundmi një konsulent që do të zhvillojë një studim mbi rëndësinë në ekosistem të lagunave, duke përfshirë statusin e mbrojtjes në varësi të rëndësisë si dhe nënzonimin përkatës.

Por cilat janë në fakt peizazhet dhe lagunat që do të kalojnë në monitorim në vendin tonë?

Së pari do të mblidhet informacion për peizazhin e mbrojtur “Lumi i Bunës-Velipojë, -Laguna e Vilunit. Po kështu për rezervati natyror i menaxhuar “Kune-Vain-Patok- Fushe Kuqe-Ishëm”, peizazh i mbrojtur Rushkull-Bishtkamëz, Parku kombëtar Divjakë-Karavasta, Vjosë-Nartë dhe liqeni i Butrintit.

Në Shqipëri sipas dokumentave që shoqërojnë procedurën dallohen pesë tipe lagunash në bazë të origjinës së krijimit dhe funksionit të tyre. Zona me sipërfaqen më të madhe është formuar nga liqenet e hidroenergjisë ndjekur nga liqenet natyrorë. Në ligatinat shqiptare janë të paktën 313 lloje peshqish teksa zhvillohet aktivitet ekonomik peshkimi.

Lagunat sipas AKZM për shkak edhe të interesit janë bërë vende për zhvillimin e aktiviteteve të kultivimit në shporta dhe rezervuare. Zhvillimi i këtij sektori megjithatë sipas raportit po përballet me vështirësi në furnizimin me ushqim të peshqve dhe të vegjëlve.

Ndërkohë një tjetër element që sillet në vëmendje është mundësia e mirë e zhvillimit të turizmit në laguna. Të gjithë këto element duket se përbëjnë mjaftueshëm arsye për një studim tërësor që do të vlerësojë gjithë elementët dhe ndikimet.

Konkretisht konsulentit i kërkohet që të bëjë një vlerësim të gjendjes ekzistuese, aktiviteteve që po dëmtojnë apo degradojnë ekosistemin dhe specie në ligatina – të zhdukura nga rënia e ligatinave.

Për këtë studim do të duhen 4 muaj kohë dhe në fund konsulenti duhet të dorëzojë një draft final. /Monitor.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese