Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga buka masive, për hamburger, franzholla deri te ajo e misrit, çmimet janë rritur 13-20% (LISTA E ÇMIMEVE)

Shkruar nga Newsbomb

Rriten çmimet nga 13 deri 20% për 12 lloje bukësh (të ndara sipas peshës dhe përbërjes) në dyqanet e pakicës në rrethe.

Sipas njësive tregtare të produkteve ushqimoreve në rrethet Korçë dhe Pogradec (përveç produkteve ushqimore tregtojnë edhe bukën) prej 2 ditësh nga furra e bukës “Bleta” furnizimi me këtë produkte është me çmime të rritura. Nga shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave konfirmohet rritje e çmimeve edhe për disa furra të bukës në Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë. Kryetari i shoqatës të Bukës Gëzim Peshkopia shpjegoi se rritja nuk është masive në të gjithë tregun, por rrethet që kanë ndryshuar çmimet janë më të ekspozuar nga shtimi i kostos të transportit për shkak të largësisë.

Konkretisht çmimi i bukës masive të bardhe dhe të zezë për rrethet në juglindje të Shqipërisë është rritur 20% duke arritur në 120 lekë. Rritja të lartë ka pasur edhe çmimi i bukës që përdoret për tostë, duke arritur në 130 lekë nga 110 lekë (rritja 18%). Çmimi i bukës të misrit 500 gram është rritur 20% duke arritur në 60 lekë. Rritje ka pasur edhe për lloje të tjera të bukëve si franxholla me peshë 550 gram nga 60 lekë po shitet 70 lekë (rritja 17%), buka kulaç me peshë 500 gram dhe buka me qiqër është rritur 20%. Çmimi i bukës të theksrit dhe bukës me peshë 700 gram ka mbetur i pandryshuar. Çmimi i bukës që përdoret për hamburger me peshë 80 gram nga 10 lekë prej dy ditësh po shitet 12 lekë (rritje 20%).

Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive është rritur 3 herë radhazi me shtrenjtim total prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë. Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti. Rritja e çmimit në 120 lekë pritet të reflektohet shumë shpejt në të gjithë tregun./MONITOR

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll