Hapësire reklamuese

Bota

Nga bombardimi humbën jetën 9 persona dhe shumë të tjerë, Rusia “provokon” NATO-n, baza e sulmuar në Ukrainë përdoret për stërvitje nga ata

Shkruar nga Newsbomb
Nga bombardimi humbën jetën 9 persona dhe shumë të

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 janë plagosur në sulmin në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore.

Lajmin e ka bërë me dije guvernatori rajonal i Lviv, Maksym Kozytsky . Autoritetet tani po punojnë për të shuar zjarrin në bazë, tha ai në një konferencë për shtyp.

Kozytsky tha se Rusia gjuajti më shumë se 30 raketa në objektin ushtarak të Yavoriv.

Baza mbulon një sipërfaqe prej rreth 390 km katror (151 milje katrore) dhe mund të strehojë deri në 1790 njerëz, megjithëse nuk dihet se sa njerëz ishin në vend në kohën e sulmit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kjo bazë zakonisht përdoret për stërvitje nga ushtria ukrainase dhe partnerët e saj të NATO-s, kryesisht si pjesë e Partneritetit për Paqe, një program që synon të përmirësojë bashkëpunimin midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të NATO-s.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.