Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Nga boksieri tek reperi”, Ronaldo: Uroj që Sara mos ta shohë Bardhin vetëm si “K”

Shkruar nga Newsbomb
“Nga boksieri tek reperi”, Ronaldo: Uroj që Sara mos ta

Ndjekësit e Big Brother Vip kanë shprehur dyshimet e tyre për romancën Sara-Bardhi.

Shumë komentues shkruajnë në rrjete sociale se Sara ka një lidhje jashtë dhe se pëlqimi i saj ndaj Bardhit nuk është i vërtetë, por veç se një strategji për të fituar avanatzh në lojë.

Dyshimet e fansave të BBV janë perforcuar edhe nga një postim i Sarës në Instagramin e saj disa muaj më parë (një foto ku ajo i mban dorën një djali misterioz). Kaq është dashur që rrjeti të “kryqëzojë” Sarën për ndjenjat false që sipas tyre ajo shpreh ndaj Bardhit.

Lidhur me aludimet e publikut ka folur edhe opinionisti i “Big Brother Fun Club”, Ronaldo Sharka. Opinionisti tha se shpreson që Sara mos ta shohë Bardhin si një “K” Instagrami, pra mos ta “shfytëzojë” për të marrë vëmendjen dhe për të rritur ndjekësit e saj në Instagarm.

“E kam parë këtë lajmin dhe kam lexuar komentet që thonin ‘la boksierin për rreperin’. Unë kaq pashë dhe kaq lexova, uroj të jetë “fair” me veten e vet, uroj mos ta shohë Bardhin vetëm si K, si K Instagrami, pra mos shohë se sa follower-sa dhe se sa miliona ka Bardhi”, tha Ronaldo Sharka.

Lexo edhe: Si e priti babai i Heidit interesin e Romeos për të bijën, flet daja: Asnjë djalë…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese