Hapësire reklamuese

Politikë

Nga Berisha te Nishani, kush ishin figurat me peshë që nuk morën pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike mblodhi dje Këshillin Kombëtar për të miratuar statutin e ri.

Por ajo që u vu re në mbledhjn e parë të këtij Këshilli ishte mungesa e disa nga figurave më të rëndësishme të partisë.

Në mbledhje siç u raportua mungoi ish kryeministri Sali Berisha. Ish kryetari i PD nuk dha asnjë shpjegim për mungesën e tij, por reagoi vetëm me një status në Facebook ku akuzonte ministrinë e Shëndetësisë.

Po ashtu, në Këshillin Kombëtar mungoi edhe ish Presidenti Bujar Nishani. Ende nuk dijet mungesa e këtij të fundit, ndonëse më herët ka deklaruar se do vazhdojë karrierën tij politike si pjesë e PD.

Sakaq, sipas Panorama dje në mbledhje mungoi edhe Eduard Selami. Kujtojmë se pak ditë më parë ai publikoi një status në rrjetet sociale ku kritikonte Bashën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.