Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“Nga babi e prisja por…”, Armina Mevlani rrëfen: Ja pse më preku fjalimi i doktor Berishës në dasmë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të dielën u mbajt dasma e shumë përfolur e Armina Mevlanit me Shkëlzen Berishën. Gjatë fjalimit, Sali Berisha në formë shakaje i tha Arminës se i kishte vjedhur audiencën dhe u shpreh se arritja më e madhe e të birit është vetë Armina Mevlani.

Moderatorja tha se pikërisht ky fjalim i vjehrrit të saj ishte nga surprizat më të bukura të mbrëmjes.

”Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”.

Gjatë diskutimit në ”Goca dhe Gra”, ajo u shpreh se fustanin e parë të dizenjuar nga Vivienne nuk ia kanë pëlqyer.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O zot se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan. Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot, por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns n Roses November Rain”.

Më shumë




spot_img








spot_img