Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga atentati në lokalin e policit te fshehja në makinën Mark Frrokut, kush është Bardhok Pllanaj, “Kumbari” i Shkodrës që u ekzekutua mbrëmjen e sotme

Shkruar nga Newsbomb
Nga atentati në lokalin e policit te fshehja në makinën Mark

Mbrëmjen e sotme në lagjen “Dobraç”në Shkodër një atentat me armë zjarri i mori jetën 46 vjeçarit Bardhok Pllanaj, i njohur edhe si “Kumbari” i Shkodrës.

Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Bardhok Pllanaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me Rivaldo Pllanaj, Orlando Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri në 22 dhjetor 2020 drejt lokalit të efektivit të “shqiponjave”, Albert Pjetri. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi Pjetri kishte ndaluar disa ditë më parë Rivaldo Pllanaj.

Dy vite më parë policia i ka sekuestruar një pallat me vlerë 2 mln euro, ndërsa u vu nën akuzë për tre vepra penale “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Në vitin 2014 Pllanaj është arrestuar për trafik droge, ndërkohë që po atë vit, u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku për t’iu shmangur arrestimit të policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll