Akademiku Vasil Tole ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihen disa nga mendjet më të ndritura të vendit tonë.
Janë profesorët që do të rishkruajnë historinë e Shqipërisë. Foto është shkrepur në përfundim të aktivitetit dedikuar nisjes së punës për botimin madhor të historisë së Shqipërisë. Do të jetë botimi më i madh i Akademisë së Shkencave gjatë këtyre 30 viteve.
Profesor Neritan Ceka do të mbulojë pjesën e historisë së antikitetit, Ferit Duka periudhën e Perandorisë Osmane, profesor Paskal Milo ka historinë e shekullit të XX ndërsa Pëllumb Xhufi periudhën e Mesjetës.
Profesorët në foto janë: Beqir Meta, Gjon Boriçi, Ledia Dushku, Neritan Ceka kryetar i komisionit të historisë dhe Arkeologjisë në ASH, Sonila Boçi, Skënder Gjinushi kryetar i ASH, Pëllumb Xhufi, Marenglen Verli rektor i ASA, drejtori i Institutit të Historisë Ali HADRI,
Rreshti i dytë: Adem Bunguri, Irakli Koçollari drejtor i Qendrës së Botimeve enciklopedike pranë ASH, Apollon Bace, Paskal Milo, Skënder Muçaj, Ferit Duka, Vasil S. Tole dhe Luan Bërzhita drejtor i Institutit të Arkeologjisë në ASA.