Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
6.2kmh
0 %
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Nga Ambasadat e përbashkëta në botë deri tek kalendari kulturor, Cakaj jep katër pika që do të bashkojnë Shqipërinë dhe Kosovën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli kanë nënshkruar marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Gjatë fjalës së tij, Cakaj ka përmendur katër pika që do të bëjnë edhe lidhjen mes dy vendeve.

‘Kemi vendosur ngritje të këshillit të përbashkët për planifikimin strategjik për politikat me rëndësi kombëtare. E dyta është shtylla diplomatike. Jemi dakorduar për fondin e përbashkët për menaxhimin dhe ambasadat e konsullatat e përbashkëta. Nga sot do të fillojmë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta në të gjithë botën. E treta është shtylla profesionale në shërbimin diplomatit për të shkëmbyer personelin në të gjitha vendet në botë. Jam tepër i entuziasmuar, po e pres me padurim ardhjen e diplomatëve kosovarë në shërbimin diplomatik të Shqipërisë, por edhe të Shqipërisë që do të shkojnë të shërbejnë në qendra diplomatike të Kosovës, por edhe këmbime të stafit ministritë tonë. Së fundmi, do të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor, por edhe konferencën e përbashkët të Diasporës. Kjo është frymë vëllazërore, por edhe domosdoshmëri. Sot nuk jemi më afër se ndonjëherë më parë po kjo është sferë e re e bashkëpunimit esencial’, tha Cakaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img