
Në nder të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria do të organizojë nesër një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”.
Në këtë koncert do të këndojnë disa prej emrave më të njohur të muzikës si: Elton Deda, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Three Dots, Ylli Limani, Fifi, Flori Mumajesi, Çiljeta Xhilaga, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Eneda Tarifa.
Evenimenti i cili do të mbledhë qindra qytetarë për të shijuar nga afër këngët dhe hitet më të bukura të verës, do të nisë në orën 19:00.
Më herë vetë kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrat e këngëtarëve të cilët do të performojnë gjatë natës spektakolare, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin këtë natë “magjike”.