Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Nga 7 teste pozitivë, vetëm 3 ishin vërtet me COVID, gabimi i testeve të shpejta

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

605937aa717e31010d50fb07f1dfbae7

Testet e shpejta për koronavirusin po rezultojnë gjithnjë e më të pabesueshëm, teksa të tjera raste raportohen për testimin pozitiv fals.

Janë tre llojet e testeve për COVID, ku PCR mbetet më i sakti, por kërkon një kohë më të gjatë. Dy testet e tjera nuk dallojnë direkt virusin, por zbulojnë proteinat dhe antitrupat, që mund të sinjalizojnë praninë e virusit.

Vendi ynë nuk e ka nisur ende testimin me testet e shpejta. Ndërsa vende si Sllovenia kanë testuar të gjithë popullsinë përmes këtyre testeve, që përgjigjen e japin në 5 deri në 15 minuta.

Pas miliarderit amerikan Elon Musk, i cili i denoncoi këto teste duke thënë se kishte kryer katër, dhe dy e kishin nxjerrë pozitivë, ndërsa dy të tjerë negativë, një tjetër rast raportohet këtë herë në Izrael, raporton newsbomb.al.

Nga shtatë teste pozitive, vetëm tre rezultuan të ishin vërtetë pozitivë. Kompania izraelite që i prodhon testet nuk bëri ndonjë koment të veçantë, por tha se 2,000 persona që kanë përdorur këto teste, vetëm 3 kanë rezultuar pozitivë.

Testet e shpejta përdoren edhe në pikën doganore të Kakavijës, nga autoritetet greke.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img