Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Nga 2 deri në 20 vite burg, ja çfarë parashikon Kodi Penal për aksidentet me vdekje në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur muajt e fundit nga shumë aksidente rrugore, pjesa më e madhe e të cilëve ka rezultuar në pasoja fatale për shoferët e mjeteve, pasagjerët në to dhe kalimtarët.

Ngjarjet kanë qenë njëra më e rëndë se tjetra, shkruan newsbomb.al. Ashtu ishte dhe aksidenti dje në autostradën e Vlorës, ku mbetën të vdekur 4 anëtarët e familjes Gushi nga Patosi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura 14 e 9 vjeçe.

Policia arrestoi autorin që lëvizte me një mjet tjetër me shpejtësi skëterrë në këtë aks, përplasi makinën e familjes Gushi, eci afro 300 metra, thyeu një shtyllë të energjisë elktrike dhe përfundoi në kanal. Si pasojë e shpejtësisë së madhe, në vendin ku ra mjeti që shkaktoi aksidentin, u hap një gropë e madhe.

Opinioni publik ishte i shokuar nga ky lajm. Reagimet ishin të shumta.

Vetëm disa orë më pas, një i ri që lëvizte me BMW në mes të Tiranës, mori përpara shtyllën e dritave, një të moshuar me biçikletë, stolat krah rrugës dhe përfundoi në Lanë. Fatkeqësisht, i moshuari ndërroi jetë sot.

Në rrjetet sociale reagimet kanë qenë nga më të ashpërat, aqsa kërkohej denim maksimal për shkaktarët e aksidenteve, shkruan newsbomb.al. Qindra të rinj protestuan në mbrëmje te Ministria e Brendshme, duke qëndruar në tokë, shtrirë, si të vdekur në simbolikë me aksidentin e Vlorës.

Çfarë dënimesh parashikon Kodi Penal i Shqipërisë për aksidentet rrugore?

NENI 290: Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor

1- Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

2- Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

3- Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

4- Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Screenshot 4 43

Më shumë

spot_img
spot_img