Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Nga 14 kalohet te 16”, Afrim Krasniqi analizon listën e deputetëve për shkarkimin e Metës: Kuvendi dhe Komisioni i Ligjeve para se të nis shqyrtimin bëjnë mirë të…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti dhe kreu i ISP-së Afrim Krasniqi ka analizuar listën e deputetëve të cilët kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ai ka postuar listën me emrat e deputetëve propozues për shkarkimin e Metës, teksa ka vërejtur edhe disa gabime.

Krasniqi shkruan se u tha se 50 deputetë kanë iniciuar shkarkimin e Presidentit, por që në fakt janë 49, pasi në listë nga 14 kalohet te 16, duke harruar vendosjen e numërit 15, teksa thotë se në listë edhe disa emra është e vështirë të lexohen.

Ndër të tjera analisti i bën thirrje Kuvendi dhe Komisionit të Ligjeve që para se të nisin shqyrtimin procedurial, të kërkojnë rishkrimin dhe ridërgimin e dokumentit duke përfshirë numrin 15.

“Saktësia e numrave dhe etika institucionale kanë kohë që nuk respektohen, por si studiues do të doja që institucioni i Kuvendit të RSH dhe memoria shtetërore të jenë të paktën formalisht korrekte! Në parlament dhe në të gjitha mediat u raportua se 50 deputetë kanë iniciuar shkarkimin e Presidentit.

Në fakt, në dokumentin origjinal të firmave janë 49 deputetë, pavarësisht se janë rreshtuar emrat deri tek numri 50. Një lexim i kujdesshëm nxjerr në pah gabimin (me siguri, teknik), ku nga numri rendor 14 kalohet tek numri rendor 16. Thjesht, mungon numri 15! Po ashtu, disa emra deputetësh nuk janë të lexueshëm/të qartë, duke nxitur me të drejtë meme kritike në rrjetet sociale! Mirë deputetët që gabojnë, po Kuvendi dhe media si është e mundur që nuk i kushtojnë vëmendje minimale akteve të tilla, të cilat, duke adresuar shkarkimin e Presidentit janë dokumente me rendësi studimore, historike dhe shtetërore?

Akte të tilla, pavarësisht qëllimit dhe ecurisë, meritojnë seriozitet institucional dhe respekt për procedurat, për formën dhe gjuhën shqipe, për institucionin dhe për funksionin që ata përfaqësojnë. Ndaj, para se Kuvendi dhe Komisioni i Ligjeve të nis shqyrtimin procedurial bëjnë mirë të kërkojnë rishkrimin dhe ridërgimin dokumentit duke përfshirë numrin 15 dhe emrat e lexueshëm të deputetëve, pasi kemi të bëjmë me gabime, të cilat edhe në klasën e parë apo të dytë të shkollës fillore vlerësohet me notë negative”, shkruan ai në postimin e tij.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img