Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

‘Nga 12 mijë thirrje 5 mijë ishin kërcënime’, drejtori i emergjencës tregon ‘tmerrin’ gjatë pikut të pandemisë: Hajde merreni, ose do ta zhdukim atë dhe ju

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përgjatë pandemisë qytetarët kanë qenë tejet të alarmuar si pasojë edhe numri i telefonatave te 127 ka qenë tepër i lartë.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ndërsa ka folur për vështirësitë ka treguar se “nga 12 mijë thirrje 5 mijë ishin kërcënime”.

“13- 14 – 15 mars arritëm në 12 mijë thirrje nga të cilat reale mund të ishin 7-8 mijë. Njerëzit merrnin në telefon, prisnin disa sekonda dhe e rimerrnin. Para se të shpërthente epidemia kishim mbi 1 mijë thirrje.  Rritëm kapacitenin deri në 15 mijë thirrje. Veç frikës dhe ankthit ishte dhe ana tjetër.

Kushdo që vinte që e ka temperaturën 37.5 pretendon si ai që duhet sesbën të intubohet sepse rrezikon vdekjen. Por ju nuk e kuptoni, gjithashtu eshte dhe presioni i dyanshëm dhe i familjarëve. Nga 12 mijë thirrje 5 mijë ishin kërcënime sepse njerëzit nuk ishin të sëmurë por donin tamponin të dinin nëse e kishin kaluar apo jo.

Njerëzit kishin marrë vesh që në pallatin e tyre ishte një i infektuar dhe thonin hajdeni merreni se do ta zhdukim, ose do ju zhdukim të gjithëve. Ku do ta çonim ne. Nuk hyn nga tarraca në tarracë infeksioni. Presioni ishte I përditshëm, dy muaj e ca”, tha Brataj ne studion e “Dite e Re” ne RTV Ora. 

Më tej ai ka dhënë përgjigje edhe për fillimin e sezonit të plazhit, ku tha se duhet të fillojë patjetër por në masa sigurie.

“1 qershor do të hapen për hotelet dhe më datën 10 do të hapen dhe plazhet për qyetarët. Por duhen përcaktuar rregullat”, tha drejtori i Urgjencës Kombëtare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img